Procesi i adoptimit

Procesi i adoptimit

Kur shihni një kafshë për të cilën jeni të interesuar, duhet të plotësoni një formular adoptimi. Pasi që e kontrollojmë aplikimin tuaj dhe vendosim se a është e përshtatshme shtëpija e juaj kafsha për të cilën keni aplikuar, atëherë do t'ju dërgojmë pyetje shtesë të cilave do t'ju duhet të përgjigjeni.

Pasi t'iu përgjigjeni pyetjeve, ne do t'ju kontaktojmë përmes telefonit për të biseduar për kujdesin ndaj kafshës dhe për t'ju dhënë këshilla për ushqimin dhe ekzaminimet veterinare në të ardhmen.

Kafshët tona gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe mund të udhëtojnë kudo në Maqedoninë e Veriut ose vendet përreth si dhe në Evropë dhe Britaninë e Madhe pasi që të gjendet shtëpi e duhur.

● Kontroll të rregullta në veterinar
● Vaksinuar
● Me mikroçip
● Të pastruar nga parazitat e brendshëm
● Të pastruar nga parazitat e jashtëm
● Sterilizuar/kastruar nëse janë mbi moshën 6 muajshe

● Të nënshkruhet formular për adoptim
● Të jetë e kujdesur kafsha në ambient shtëpiak
● Të sigurohen kontrolle të rregullta në veterinar
● Të respektohen kushtet shtesë në formularin për adoptim

Pas adoptimit

Ne do të qëndrojmë në kontakt me ju dhe do t'ju ndihmojmë të mësohet anëtari i ri me familjen tuaj, në shtëpinë tuaj. Ne do të jemi këtu për t'ju drejtuar gjatë kësaj faze dhe për t'ju ndihmuar ta kaloni çdo pengesë që mund të paraqitet.

Ju lutemi qëndroni në kontakt me ne. Sipas formularit për adoptim, ne presim që ju të na dërgoni fotografi të kafshës së adoptuar rregullisht dhe të na informoni për gjendjen e tij/saj çdo muaj. Ne gjithashtu kemi të drejtë të kërkojmë fotografi nga ju nëse mendojmë se nuk na keni kontaktuar për një kohë të gjatë.

Nëse ndonjëherë keni nevojë për ndihmë për veteriner, për kujdes të përkohshëm gjatë kohës që jeni në pushime, për këshilla ose nuk mund të kujdeseni më për kafshën e adoptuar, atëherë ju lutemi na kontaktoni. Ne jemi këtu për ju dhe për kafshën në çdo kohë.

Për ne...

AMOS SHELTER ËSHTË SHOQATË PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE

Me qendër në Maqedoninë e Veriut, vetëm në vitin 2020, gjetëm shtëpi për më shumë se njëqind e tetëdhjetë kafshë që ishin nën kujdesin tonë.

Gjetja e një shoqëruesi të përsosur njerëzor për kafshët tona është cili i jonë kryesor.
Me pesë administratorë aktivë të vendosur në Britani të Madhe dhe pesë administratorë aktivë të vendosur në Maqedoninë e Veriut, Amos Shelter ka arritur të krijojë një rrjet të fortë të shtëpive të përkohshme, transportuesve të sigurt, një ekipi profesional dhe mbi të gjitha, një proces të sigurt për adoptim që siguron se kafshët tona janë të vendosura në shtëpitë më të përshtatshme.

Amos.mk © 2021. All rights reserved.